Gjetjet e sondazhit

Perceptimet e të rinjve për paqen në Ballkanin Perëndimor.

Mesazhet kryesore

Të rinjtë janë aktorët kryesorë në ndërtimin e shoqërive paqësore të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Ata ndajnë një trashëgimi kulturore të përbashkët dhe kryesisht shohin njëri-tjetrin me besim dhe kuriozitet, por nganjëherë me kujdes. Shpresat dhe vlerat e tyre në tërë rajonin janë të shumë të afërta. Shumica janë të bindur se gjenerata e tyre përfaqëson një forcë pozitive në shoqërinë e vet dhe janë optimistë që do të jenë në gjendje të zgjidhin disa nga sfidat e përhershme në rajon.

Të rinjtë janë aktorët kryesorë në ndërtimin e shoqërive paqësore të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor

Megjithatë, kanë mbetur disa sfida të rëndësishme. Besimi midis qeverisë dhe shoqërisë është një aspekt kritik për paqen dhe kohezionin shoqëror. Riparimi i lidhjeve të prishura dhe besimit midis të rinjve dhe vendimmarrësve është një detyrë thelbësore. Hapja e rrugës ndaj një angazhimi më të madh të të rinjve dhe ndaj një ndjenje kontrolli është po aq kritike. Ka nevojë për mekanizma për të rinjtë që të raportojnë përvojat e tyre lidhur me diskriminimin dhe dhunës dhe për institucionet dhe autoritetet që të adresojnë këto çështje.

Nga ana tjetër, besimi, marrëdhëniet dhe ndërveprimet midis të rinjve, nëpër ndarjet sociale, janë gjithashtu aspekte të rëndësishme për paqen dhe kohezionin shoqëror. Rrëfimet përçarëse përfaqësojnë një pengesë të rëndësishme për këtë qëllim. Ndarjet dhe konfliktet e rajonit nuk i kanë lënë të rinjtë plotësisht të paprekur, por shumica e të rinjve tregojnë mendjehapje për miqësi me anëtarët e grupeve të ndryshme. Shumica e të rinjve janë optimistë për paqen dhe marrëdhënie më të mira në rajon. Megjithatë, duhet të inkurajohen më shumë mundësi për të rinjtë që të takohen dhe të ndërtojnë

19.5%

Pjesëmarrja:

Një mesatare prej 19,5% e të rinjve janë të angazhuar në jetën civile, por mbi 65% janë të interesuar të jenë më aktivë.

42%

Marrëdhëniet rajonale:

42% e të rinjve parashikojnë që marrëdhëniet rajonale të përmirësohen. Vetëm 8% parashikojnë që ato të përkeqësohen, ndërsa pjesa tjetër nuk parashikon asnjë ndryshim

61-91%

Bashkëpunimi i rinisë:

61-91% e të rinjve janë dakord që shkëmbimet e të rinjve mund të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet rajonale

49-75%

Rrëfimet përçarëse:

49-75% e grave dhe burrave të rinj janë të shqetësuar për lajmet e rreme dhe teoritë e konspiracionit

52%

Migrimi jashtë vendit:

Një mesatare prej 52% e të rinjve thonë se ka të ngjarë që pas 10 vitesh do të jetojnë jashtë vendit.

#SHAREDFUTURES

Perceptimet e të rinjve për paqen në Ballkanin Perëndimor.

Shkarkoni studimin