Të rinjtë janë aktorët kryesorë për paqen
Në tërë Ballkanin Perëndimor, të rinjtë ndajnë një bërthamë të përbashkët shpresash dhe ëndrrash. Ky vizion i përbashkët është një burim i fuqishëm, por kryesisht i pashfrytëzuar për ndërtimin e paqes dhe kohezionit shoqëror në rajon dhe prandaj ai kërkon vëmendjen e merituar në debatet e politikave, si edhe në programin e të rinjve për paqen.
Studimi rajonal: E ardhmja e përbashkët
E Ardhmja e Përbashkët: Perceptimet e të Rinjve mbi Paqen në Ballkanin Perëndimor është zhvilluar nga UNDP në bashkëpunim me UNFPA dhe RYCO, përmes një procesi gjithëpërfshirës hulumtimi dhe pjesëmarrës së të rinjve, dhe mbulon zërat e mbi 4,500 grave dhe burrave të rinj në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
.
Shkarkoni studimin
19.5%
Pjesëmarrja:
Një mesatare prej 19,5% e të rinjve janë të angazhuar në jetën civile, por mbi 65% janë të interesuar të jenë më aktivë.
42%
Marrëdhëniet rajonale:
42% e të rinjve parashikojnë që marrëdhëniet rajonale të përmirësohen. Vetëm 8% parashikojnë që ato të përkeqësohen, ndërsa pjesa tjetër nuk parashikon asnjë ndryshim
61-91%
Bashkëpunimi i rinisë:
61-91% e të rinjve janë dakord që shkëmbimet e të rinjve mund të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet rajonale
49-75%
Rrëfimet përçarëse:
49-75% e grave dhe burrave të rinj janë të shqetësuar për lajmet e rreme dhe teoritë e konspiracionit
52%
Migrimi jashtë vendit:
Një mesatare prej 52% e të rinjve thonë se ka të ngjarë që pas 10 vitesh do të jetojnë jashtë vendit.
#SHAREDFUTURES
Perceptimet e të rinjve për paqen në Ballkanin Perëndimor.
*
Në rast të KB, të gjitha referencat për Kosovën do të kuptohet se janë bërë në kontekstin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999).
Në rast të RYCO-s, ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklarimin e Pavarësisë së Kosovës.